Umtiti: Te Barça kam vuajtur, tani jam shumë më mirë

28 shtator 2023 | 17:20

Tani luan për Lillen, por Samuel Umtiti nuk i harron situatat e vështira që i është dashur t’i kalojë dhe të durojë gjatë karrierës së tij. Kryesisht ato që kanë të bëjnë me përvojën te Barcelona, më të vështirat nga çdo këndvështrim, sipas futbollistit.

“Kam kaluar periudha shumë të vështira kur isha në Barcelonë. Më fyenin vazhdimisht dhe u bë shumë e vështirë për mua të ecja përpara. Por tani ka mbaruar”, ka thënë mbrojtësi në një intervistë për “L’Equipe”. Pas periudhës së vështirë te Barcelona, Umtiti u transferua në formë huazimi në Lecce, ku ai rilindi përpara se të kthehej në Francë. Tani, te Lille, ai është më i vetëdijshëm për situatën e tij: “Kjo është jeta, e kuptoj që ka dhe mund të ketë ulje-ngritje në karrierën time. Gjithashtu, ndonjëherë ka gjëra që nuk mund t’i përballosh i vetëm. Në çdo rast, krahasuar me gjithçka që kam kaluar, tani e di saktësisht se ku dua të shkoj më pas dhe çfarë dua të bëj: të bashkohem me Lillen dhe të kem dashurinë e këtyre tifozëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore shumë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës…