Unai Simon studion penalltitë e Francës
08 korrik 2024
| 16:24
Unai Simon është pa diskutim një nga pikat e forta të Spanjës në këtë Evropian.
Në prag të ndeshjes kundër Francës, portieri i Spanjës është “zhytur” me kokë në studime.
Sipas mediave spanjolle, prej ditësh, trajneri i “La Roja”-s ka nisur të studiojë të gjithë lojtarët e Francës që mund të jetë dhe gjuajtësit e penalltive.
Me shumë gjasa edhe te Spanja kanë nisur të mendojnë se kundër Francës mund të mos mjaftojnë vetëm 90 minutat apo 120 minutat, por se takimi mund të vendoset nga lotaria e penalltive.
Për këtë arsye, te Spanja nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe Unai Simon ka qenë i pari që ka nisur studimin e gjuajtësve të Francës.