Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë shumë shpejt pritet të bëhet realitet
09 dhjetor 2021
| 14:36
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije të enjten se Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt do të bëhet realitet.
“Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8 dhe Korridori 10 nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre. Gjykata Kushtetuese dha sot verdiktin e saj final për korrektësinë juridike të procedurës së realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit me kompaninë e mirënjohur të ndërtimit Bechtel – Enka. Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt realitet!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.