Unaza që mat parametrat shëndetësorë “Galaxy Ring”, pritet të dalë në treg pas disa muajsh
Prodhuesi gjigand i smartfonëve “Samsung” ka njoftuar se shumë shpejt do të hedhë në treg unazën që mat parametrat shëndetësorë “Galaxy Ring”.
Për unazën inteligjente të Samsung-ut, “Galaxy Ring”, është folur që kur është prezantuar dhe informacioni më i fundit pjesë e një sërë deklarimesh ka të bëjë me çmimin e kësaj pajisjeje.
Sipas tyre, unaza do të debutojë në treg me një çmim të leverdishëm për blerësit, ku pritet që të variojë nga 300 deri në 350 dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekspërt shprehen se unaza është e dizajnuar që të masë parametrat shëndetësorë dhe të sinjalizojë nëse diçka nuk shkon si duhet në trupin tuaj.
Gjithashtu, kompania njofton se bashkë me të do të linçohet edhe një raport i cili do të përmbajë një abonim për aplikacionin “Samsung Health”.
Pajisja “Galaxy Ring” është menduar që të diktojë shëndetin e përdoruesit, ndërsa ishte menduar si një aksesor shtesë i orëve “Smart”.
Përdoruesit do të kenë mundësi zgjedhjeje, pasi unaza inteligjente do të vijë në 8 opsione, ndërkohë që funksionet do të jenë të ngjashme për secilën.