Underi huazohet në Leicester

20 shtator 2020 | 13:44

Futbollisti i Romës, Cengiz Under, është huazuar për një edicion te skuadra angleze, Leicester City.

Sulmuesi turk është huazuar për 3 milionë euro, ndërsa Leicester ka të drejtë ta blejë për 23 milionë euro në fund të edicionit.

“E dua Romën, jo vetëm klubin por edhe qytetin, kulturën dhe njerëzit e këtij qyteti të mrekullueshëm. Jam sinqerisht mirënjohës të gjithë tifozëve për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë që prej momentit tim të parë”, ka shkruar Under mes tjerash në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kopshtet me perime dhe fruta duket se është bërë shumë…