UNDP-i dhuroi 25 tabletë për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

27 maj 2020 | 15:54

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhim Emergjent të MPBAP-së, Fadil Kodra ka pritur përfaqësuesit e UNDP-së në Kosovë, me ç’rast UNDP-ja dhuroi 25 tabletë për AME-në.

Më këtë rast, drejtori i AME-së Fadil Kodra ka falënderuar përfaqësuesen e UNDP-së për ndihmën në këtë kohë të pandemisë me Covid-19.

Ai ka pohuar se ky donacion do të përdorët për mekanizmin e koordinimit dhe mbështetjes të Qendrave Operative Emergjente 112 dhe Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Ky donacion do të ndihmojë në lehtësimin e këmbimit të njoftimeve dhe mbështetjes për autoritetet lokale dhe organizatat ndërvepruese në menaxhimin e situatave.

UNDP-ja edhe në këtë kohë të pandemisë me Covid-19 ka vazhduar të mbështesë MPBAP-në dhe agjencitë me disa donacione.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar…