UNDP-ja dhe katër shtete evropiane ndihmojnë Kosovën me 12 mijë teste për Covid

15 tetor 2020 | 12:44

Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, ajo e Zvicrës, e Norvegjisë dhe e Austrisë, në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën me pajisje për testim të Covid-19.

Në një njoftim nga UNDP-ja është bërë me dije se në donacionin e fundit, që i është dorëzuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, janë 24 pako të PCR Univerzal/Viral për grumbullimin e mostrave që përmbajnë 12.000 copë teste.

“Pandemia ka zhvendosur fokusin e UNDP-së dhe partnerëve të saj afatgjatë për të luftuar Covid-19. Që nga shpërthimi i pandemisë, me kontributin bujar të partnerëve zhvillimorë, ne kemi pasur mundësinë që në vazhdimësi të mbështesim institucionet e Kosovës për të tejkaluar këtë sfidë të fundit globale. Ne kemi punuar pa ndërprerë për të reduktuar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, duke qëndruar së bashku me popullin e Kosovës në këto kohë të vështira. Ky donacion i pajisjeve të testimit rikonfirmon partneritetin tonë të përbashkët, të palëkundshëm dhe të vazhdueshëm me institucionet shëndetësore, besimin se ne jemi më të fuqishëm së bashku në luftën kundër COVID-19 dhe është një tjetër shembull i shkëlqyeshëm i një përgjigje efektive ndaj krizës”, ka njoftuar UNDP-ja.

UNDP-ja në Kosovë, si agjenci kyçe e ekipit të OKB-së në Kosovë (UNKT), është duke mbështetur qytetarët dhe institucionet e Kosovës që të përgatiten, t’i përgjigjen dhe të rimarrin veten nga pandemia, duke u përqendruar veçanërisht në më të prekurit.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash një punëtor…