UNDP-ja dhe komuna e Vushtrrisë me marrëveshje bashkëpunimi për punësim

08 maj 2019 | 18:14

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe komuna e Vushtrrisë kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila fokusohet në  zbatimin e drejtpërdrejtë të masave aktive të tregut të punës specifikisht përmes praktikës në punë për të rinjtë me qëllim të ofrimit të mbështetjes së vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve publike.

Marrëveshjen është nënshkruar nga përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Alessandra Roccasalvo dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri.

Ky bashkëpunim i kontribuon përpjekjeve për t’i mbështetur punëkërkuesit e regjistruar në shërbimin publik të punësimit përmes masave aktive të tregut të punës si: trajnim në punë, praktikë në punë, subvencionim në pagë dhe vetëpunësim në kuadër të “Programit aktiv të tregut të punës 2”, që synon aftësi pune dhe punësim për më së paku  60 të rinj dhe të reja nga komuna e Vushtrrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mërkurën në ceremoninë e…