UNDP-i dhuron 3 000 teste për zbulimin e Covid-19
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dhuroi sot 3,000 komplete testimi për zbulimin e Covid-19 Departamentit të Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovës.
Që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, UNDP është duke punuar ngushtë me autoritetet për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër pandemisë duke siguruar që të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë stafin që vepron në vijën e parë, grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje dhe pakicat.
UNDP është fuqimisht e përkushtuar për një partneritet të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës dhe ne besojmë që së bashku jemi më të fuqishëm në luftën kundër Covid-19.
Në ditët dhe javët e ardhshme, UNDP në Kosovë, së bashku me Agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerë të tjerë të zhvillimit do të vazhdojnë të kontribuojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës.
/Epoka e re/