UNDP-ja konfirmon mbështetjen për Kosovën
Shefja e sapo emëruar e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, gjatë një takimi me ministrin e Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka konfirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen për shtetin tonë.
Me këtë rast, ajo ka vlerësuar lart bashkëpunimin dhe punën e deritanishëm me Ministrinë e Administratës Publike.
Ndërsa, ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar, ka përgëzuar rolin e UNDP-së në Kosovë, duke thënë se shpreson që partneriteti i shkëlqyer të thellohet më tutje.
Më tutje, ai ka folur edhe për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të veçantë pakon ligjore ku bëjnë pjesë: Projektligji për administratën shtetërore, ai për zyrtarët publikë dhe Projektligji për pagat.
Ishte konstatim i përbashkët avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.