UNDP-ja: Mbi 90 për qind e qytetarëve të shqetësuar me rritjen e çmimeve, 44 për qind blejnë më pak produkte ushqimore
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar Analizën e Pulsit Publik: “Shqyrtimi i dinamikës së varfërisë së amvisërive përballë inflacionit”.
Nuno Queiros nga UNDP-ja në Kosovë, ka thënë se rritja e inflacionit dy vjetët e fundit ka thelluar varfërinë në Kosovës, sipas tij, më të prekurit nga inflacioni janë familjet e cenuara.
Ai ka thënë se nga të dhënat e gjetura në këtë raport tregohet se në vitin 2021 janë shpenzuar 200 euro në produkte. Në këtë kontekst, ai ka thënë se shpenzimet për këto produkte deri në vitin 2023 janë rritur në mbi 50 për qind.
“Në kuadër të programit për pulsin publik kemi përgatitur një dokument, dëshmi nga tereni që tregon për inflacionin, kjo mendoj është shumë e duhur që ofron rekomandime që mund të merren si kundër masa. Rritja e krizës ka prekur konsumatorët më të cenueshme. Ne dhjeto të vitit 2022, inflacioni ka arritur 19.4 për qind në Kosovë dhe më të prekurit janë ata më ardhura të ulëta. Inflacioni ka prekur shumë familje në Kosovë. Më herët nuk ka pasur të dhëna për këtë. Varfëria në krahasim me vitin 2021 është thelluar. Inflacioni ka ndikuar edhe në gjendjen emocionale”, ka thënë ai.
Ndërsa Anna Toness nga USAD-i, ka thënë se me problemin e rritjes se inflacionit janë duke u përballur çdo vend i botës dhe se kjo analizë sipas saj do t’i ndihmojë institucioneve dhe partnerët në Kosovës që të hartojë politika për këtë çështje.
Në anën tjetër, Alisa Hasani menaxhere e projektit, ka bërë me dije se nga të gjeturat, 91.4 për qind e të anketuarve janë shprehur të shqetësuar me rritjen e çmimeve.
Ajo ka thënë se 44.1 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para.
“91.4 për qind shprehën shqetësime për ndikimin e mundshëm negativ të rritjes së çmimeve në gjendjen financiare të familjes së tyre. 69.2 për qind raportuan se duhej të bënin përshtatje me zakonet e tyre të shpenzimeve ose buxhetin në përgjigje ndaj çmimeve më të larta në vitin e kaluar. 44.1 për qind e të anketuarve raportuan se blejnë më pak produktet dhe shpenzojnë më shumë para, duke treguar uljen e fuqisë blerëse”.
“29 për qind e të anketuarve kanë raportuar reduktimin e shpenzimeve të tjera ose shtyrjen e faturave. 19.6 për qind e të anketuarve raportuan se ishin shumë të shqetësuar për borxhin e akumuluar për shkak të kostoja e rritur e jetesës. 14.7 për qind e të anketuarve raportuan se kjo rritje në koston e jetesës kanë ndikuar ndjeshëm në to aftësia për të shlyer borxhet ekzistuese”, ka thënë Hasani. /EO