UNDP-ja ndihmon MPBAP-në me 15 laptopë
Ushtruesi detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Xhelal Sveçla, ka takuar përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Maria Suoko dhe pjesëtarët e delegacionit të saj.
Në këtë takim është bërë pranim-dorëzimi i 15 kompjuterëve (laptopë), si formë e mbështetjes teknike e UNDP-së ndaj Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
“Marrë parasysh që prania e pandemisë Covid-19 në Kosovë imponon komunikim on-line, një ndihmë e këtillë nga UNDP lehtëson veprimin dhe bashkëpunimin ndër-institucional, aq të nevojshëm në kohë të luftimit të virusit korona”, ka njoftuar MPBAP-ja.
Më këtë rast, Sveçla ka falënderuar UNDP-në për gatishmërinë e tyre që t’u qëndrojnë afër institucioneve të Kosovës në këto kohë të vështira.
Ndërsa përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Maria Suoko, ka shprehur mirënjohje për qasjen e MPBAP-së ndaj pandemisë dhe ka treguar gatishmëri e UN-it për mbështetje të vazhdueshme qeverisë në këtë aspekt.