UNDP-ja sjell edhe 20 ventilatorë si ndihmë për Kosovën kundër pandemisë

06 korrik 2020 | 13:08

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, si reagim të menjëhershëm ndaj Covid-19, ia ka dorëzuar ngarkesën e dytë me 20 ventilatorë mobil Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këta ventilatorë janë blerë me fonde të qeverive të Norvegjisë, Zvicrës dhe Luksemburgut.

Ventilatorët do të ngrisin kapacitetin e kujdesit intensiv të sektorit shëndetësor të Kosovës.

Për shkak të situatës aktuale kritike, ventilatorët u dërguan menjëherë në QKUK sapo arritën në Kosovë.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…