UNDP-ja vazhdon të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka pritur sot në takim njoftues përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.
Sipas një njoftimi të MPB-së, në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e deritashëm në mes të MPB-së dhe UNDP-së dhe për projektet tjera që pritet të realizohen në mes të dy institucioneve.
Ministri Mustafa ka theksuar se MPB-ja mirëpret çdo iniciativë të UNDP-së për ngritjen profesionale dhe avancimin agjencive të sigurisë në Kosovë.
Ndërsa përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, ka theksuar se UNDP-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në projektet konkrete siç është procesi i legalizimit të armëve në Kosovë dhe projektet lidhur me forcimin e kapaciteteve për siguri kibernetike.
/Epoka e re/