UNDP, UNFPA dhe Olimpiada Speciale organizojnë ndeshje futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), në partneritet me Olimpiadën Speciale, do të organizojnë një garë futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë.
Gara do të zhvillohet të hënën, më 23 tetor, me fillim nga ora 13:00 në Taukbahçe, në fushën e futbollit Rilindja.
Rreth 100 të rinjve dhe anëtarëve të familjeve me prejardhje të ndryshme etnike nga shtatë komuna do t’u bashkohen Emilija Redžepi, Zëvendëskryeministre për Çështjet e Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Arnhild Spence, Koordinatore për Zhvillim e OKB-së, Nuno Queirós, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Visare Mujko Nimani, Udhëheqëse e UNFPA-së, Igballe Potera, Presidente e Olimpiadës Speciale, dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar dhe institucionet për një pasdite lojërash dhe garash në sport.
Ngjarja është pjesë e iniciativës së përbashkët rajonale të UNDP-së dhe UNFPA-së ‘Barazia dhe besimi për përfshirjen e të rinjve’. Duke sjell së bashku grupe të cenueshme të rinjsh nga komunitete të ndryshme që të luajnë dhe garojnë në sportet ekipore, nisma po kontribuon në rritjen e kohezionit social, gjithëpërfshirjes, besimit dhe fuqizimit të të rinjve me aftësi të kufizuar.