Unë do ta respektojë çdo vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese

01 maj 2020 | 21:59

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur hapat e ndërmarrë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot për dekretin e presidentit të Republikës.

Pacolli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka inkurajuar të gjithë udhëheqësit politikë dhe institucionalë të presin vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos përdorin veprime apo gjuhë që kërcënon pavarësinë, profesionalizmin dhe besueshmërinë e Gjykatës.

“Unë do të respektojë çdo vendim të marrë nga Gjykata. Në të njëjtën kohë bëj thirrje qeverisë së Kosovës të respektojë vendimin e sotëm nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me masat e marra nga Ministri i Shëndetësisë. Qeveria duhet të ndal praktikën e shkeljes së kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi nuk heq dorë nga Leonardo Bonucci dhe refuzon një…