
Unë do të votoj kundër martesave të gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Duda Balje ka bërë të ditur se do të votoj kundër lejimit të martesave të gjinisë së njëjtë.
“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR”, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook”, deputetja Balje.
Postimi i plotë i Baljes:
Të dashur qytetar,
Siç jeni në dijeni, nesër në rend të ditës në seancën plenare kemi në shqyrtim dhe votim Kodin Civil. Pikë e rendit të ditës është që ky Kod Civil përmban edhe lejimin e martesave të gjinisë së njejtë.
Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR.
Kundër, sepse nuk perketë me kulturen, traditen në të cilën kemi jetuar dhe jetojmë.