“Unë jam baba për analiza”: Kraki i VV-së nuk përmbahet LIVE në emision
Nezir Kraki nuk është përmbajtur në një emision në RTV Dukagjini.
Duke debatuar ashpër me një anëtare të PSD-së, Kraki ka thënë se është “baba për analiza”.
Deklaratës së tij i ka reaguar, Donjeta Demolli nga Partia Socialedemokrate, e cila i tha se Kraki është veç një verzion “Ali Express”, i Elvis Hoxhës.
Kraki iu përgjigj duke e quajtur veten “bab”.
“Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, u shpreh ai.
Ndërkaq, Demolli tha se analisti është veç një propagandues i pushtetit.
“Ju njihni veç si mbrojtës i Albin Kurtit dhe asgjë tjetër“, ka thënë ajo.
Në anën tjetër profesori i VV-së, eskaloi duke ka quajtur Demollin, dibiduze.
@rtv.dukagjini Eskalon debati, Kraki thote se eshte BABA per analiza, ia kthen aktivistja e PSD-se: Je version i Ali Expressit