Unë jam llokum me arra për të dashurin tim, e thotë Genta
Këngëtarja nga Kosova, Genta Ismajli prej kohësh është në një marrëdhënie me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ky i fundit nuk ngurron që ta shprehë në çdo formë dashurinë ndaj Gentës dhe shpesh përgatit surpriza romantike për të.
Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, këngëtarja shqiptare tregoi se është shumë e lumtur përkrah tij dhe mendon që një ditë të vishet me fustan të bardhë. Ajo është shprehur se dëshiron që të bëjë dy dasma një tradicionale dhe një tjetër më klasike, duke qenë se është dhe personazh i njohur.
“Po e mendoja dhe këtë gjë, martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë mua edhe po të kem familjen. Do i kisha bërë të dyja dasmat, por ndoshta më shumë nga klasikja. E kam menduar, sepse është ëndërr e çdo femre të vesh fustan të bardhë të krijojë një familje të mirë”, u shpreh këngëtarja.
Genta tha se partneri e mbështet në punën e saj dhe se e ka kuptuar si funksionin gjithçka. Ajo tregoi se Usta e thërret me përkëdheli “llokum me arra”.