‘Unë kam menduar që të ka mbetur ndonjë grimë UÇK’, Bekë Berisha kapet me ministrin Maqedonci për Dejona Mihalin
12 shkurt 2024
| 12:15
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha është përplasur me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Berisha e ka pyetur ministrin për takimin me të famshmen, Dejona Mihali. Pasi ministri ka thënë se nuk ka pasur asgjë të keqe në takim, ka reaguar ashpër Bekë Berisha.
“Nuk është legjitim. Nuk u dalë me marrë vota, nuk është qytetare e Kosovës. Ti je ministër i Mbrojtjes në situatën më të ndjeshme ndonjëherë. Ka shumë rëndësi mos me u taku me të. Nuk je deputet, nuk ki nevojë me i raportuar asaj. Ti raporton këtu. Unë kam mëndu që ty të ka mbetur naj grimë UÇK. Maje pak. S’ki nevojë me përmend më hiç”, ka thënë Bekë Berisha.