“Unë kurrë nuk kam dashur të martohem…”/ Will Smith u përjashtua nga ‘Oscars’ prej saj, habit me deklaratën Jada Pinkett
Jada Pinkett Smith ka qenë kryefjala e mediave së bashku me bashkëshortin e saj Will Smith, për shkak të shuplakës së famshme në mbrëmjen e “Oscars”.
Ajo ka pranuar se ka qarë përpara se të kurorëzonte dashurinë me martesë me aktorin në natën e ndërrimit të viteve në 1997.
Në një nga seritë e saj të Red Table Talk” në Facebook, 50-vjeçarja ka habitur me deklaratat e saj.
“Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re dhe isha shtatzënë nuk dija çfarë të bëja. Unë kurrë nuk kam dashur të martohem”, tha Pinkett Smith.
Ka qenë nëna e saj ajo e cila e ka detyruar të martohet pasi mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë.
Jada dhe Will u martuan në Kështjellën Cloisters të stilit gotik në një periferi të qytetit të saj të lindjes, Baltimore të Maryland.
“Dasma ishte e tmerrshme. Ishte një rrëmujë”, tha nëna e aktores.
Duke qeshur, Pinkett tha se “isha aq e mërzitur sa më duhet të bëja një martesë”.