Unë nuk jap amnisti

22 nëntor 2019 | 08:19

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do ta amnistojë askënd, qofshin ata edhe zyrtarë të subjektit politik që udhëheq. Ai e ka bërë këtë deklaratë mbrëmë në një emision televiziv në Shqipëri. “Do t’i çlirojmë prokurorinë dhe gjyqësorin nga ekzekutivi. Unë nuk jap amnisti. Do t’i çoj para prokurorisë edhe zyrtarët e Vetëvendosjes. Në Prishtinë, shtëpia e parë që prishëm ishte shtëpia e një aktivisti pasi kishte një shtesë pa leje. Unë nuk jap amnisti për askënd” tha Albin Kurti në emisionin “Open”, shkruan “Top Channel”.

Ai ka shtuar se me LDK-në ishin opozita e djeshme, ndërsa “populli vendosi që ne duhet të jemi qeveria e së nesërmes”.

Sa iu përket raporteve me kryeministrin e Shqipërisë, Kurti ka thënë se po keqpërdoren mospajtimet mes tij dhe Ramës pasi, sipas tij, Vetëvendosje është afër me PS-në. “Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që iu bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës. Këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri nuk është as pozitë dhe as opozitë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale…