“Unë të votova ty, ti votoje Trustin”, protesta për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

26 maj 2022 | 12:29

Qindra qytetarë kanë protestuar për të kërkuar lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Me pankarta në duar, protestuesit kanë kërkuar nga deputetët që në seancën kur do të vijë për votim Projektligj për Trustin ta votojnë atë.

“Unë të votova ty, ti votoje trustin”, “Djersa është e jona, lejoni kursimet tona”, “Trusti është i joni, jo i qeverisë”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve në këtë protestë.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet…