UNICEF dhe Agjencia Austriake për Zhvillim vazhdojnë partneritetin për një të ardhme më të ndritshme për rininë në Kosovë

15 dhjetor 2023 | 11:37

UNICEF-i në Kosovë dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, vazhduan partneritetin e tyre edhe për tri vite të tjera për të fuqizuar më shumë adoleshentë dhe të rinjtë.

Partneriteti do të zgjerojë mundësitë për vajzat dhe djemtë adoleshentë në Kosovë që të zhvillojnë shkathtësi kyçe për jetë dhe punë, dhe do t’u mundësojë atyre të kontribuojnë në mënyrë aktive si agjentë për ndryshime sociale brenda komuniteteve të tyre. Në veçanti, partneriteti do të mbështesë edhe organizatat bazë që punojnë me të rinjtë, dhe synon të ndryshojë normat gjinore që mund të dekurajojnë të rinjtë dhe të rejat nga ndjekja e mundësive që tradicionalisht lidhen me një gjini specifike.

UNICEF-i, me mbështetjen bujare të partnerit të tij strategjik ADA, synon të përmirësoj jetën e 12,500 adoleshentëve dhe të rinjve në këtë fazë të fundit. Bashkëpunimi do të përforcojë zërat e tyre, do të ndërtojë kapacitetet e tyre për t’u angazhuar në mënyrë aktive në vendimmarrje dhe do t’i pajis ata me shkathtësi për të tejkaluar me sukses sfidat e tyre personale, shoqërore dhe ekonomike.

Fushat kryesore të partneritetit janë:

Zbatimi i një kurrikule të përmirësuar të bazuar në shkathtësi – Zhvillimi i kapaciteteve si në mjediset formale ashtu edhe në ato joformale që do t’i pajisë të rinjtë me shkathtësitë kritike të nevojshme për pjesëmarrje aktive në tregun e punës në zhvillim e sipër;

Mbështetja e zgjeruar për tranzicionin nga shkolla në punë – përmes programit “Kosova Generation Unlimited” të rinjtë do të fitojnë përvojën e tyre të parë të punës dhe do të rrisin punësueshmërinë e tyre përmes qasjes në praktikë me pagesë, mentorim dhe trajnim;

Forcimi i shkathtësive digjitale dhe të TIK-ut – ndërhyrjet që do të përgatisin të rinjtë, veçanërisht gratë e reja, për kërkesat e një të ardhmeje të drejtuar nga teknologjia.

ADA dhe UNICEF kanë lidhur partneritet në Kosovë që nga viti 2012, me qëllim të mbështetjes dhe fuqizimit të adoleshentëve dhe të rinjve, duke arritur deri më tani mbi 40,000 të rinj me zhvillim të shkathtësive dhe mundësive të të mësuarit nga përvoja.

UNICEF-i dhe ADA janë të përkushtuara për të nxitur ndryshimet pozitive dhe për të arritur potencialin e plotë të të rinjve të Kosovës përmes këtij partneriteti të rinovuar. Duke adresuar fushat kryesore, si zhvillimi i shkathtësive të shekullit të 21-të dhe tranzicioni nga shkolla në punë, dhe duke sfiduar normat gjinore, partneriteti synon të krijojë një ndikim të qëndrueshëm në jetën e të rinjve në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur fjalimin e saj…