UNICEF-i: 3 miliardë njerëz s’kanë lavaman për t’i larë duart me sapun

15 mars 2020 | 08:46

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Fëmijëve (UNICEF) ka theksuar se larja e duarve me sapun është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID 19), por që tre miliardë njerëz në gjithë botën nuk kanë në shtëpitë e tyre lavamanë për t’i larë duart me ujë dhe sapun.

Sipas një deklarate të UNICEF-it, në gjithë botën tre nga pesë persona në shtëpitë e tyre nuk kanë mundësi ku mund t’i lajnë duart.

Në deklaratë, gjithashtu, theksohet se 40 për qind e popullsisë së botës, pra tre miliardë njerëz, nuk kanë në shtëpitë e veta lavamanë për t’i larë duart me ujë dhe sapun dhe rreth tre të katërtës së njerëzve në vendet më pak të zhvilluara u mungon kjo nevojë themelore.

Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se në një të tretën e shkollave në gjithë botën nuk ka lavaman për larjen e duarve dhe se në 16 për qind të qendrave shëndetësore mungojnë tualetet dhe lavamanët funksionalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, që është kërkesë e…