
UNICEF-i dhe Ambasada e Britanisë ndihmojnë shkollat e Prishtinës me materiale higjenike
15 janar 2021
| 17:21
Drejtoria e Arsimit ka pranuar nga UNICEF-i dhe Ambasada e Britanisë së Madhe donacion për 58 shkollat e Komunës së Prishtinës materiale higjenike dhe dezinfektuese.
Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka falënderuar UNICEF-in dhe Ambasadën e Britanisë që kanë kontribuar për fillimin e semestrit të ri shkollor, duke menduar për të mirën e rinisë së Prishtinës.