UNICEF-i dhuron donacion me pako higjienike për shkollat e Podujevës
Organizata UNICEF ka dhuruar 93 pako higjienike, ku një pako përfshin 50 copë dezinfektues, dy termometra, 25 domostosë (zbardhues) dhe 50 copë sapun i lagët.
Pakot higjienike do të shpërndahen për 57 objekte shkollore të Komunës së Podujevës.
Donacionin e kanë pranuar nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.
Me këtë rast nënkryetarja Lahu ka falënderuar UNICEF-in për donacionin dhe mbështetjen e deritashme për shkollat e komunës së Podujevës.
“Falënderoj UNICEFIN për donacionin dhe kontributin e vazhdueshëm në arsim. Mjetet higjienike kanë rëndësi të veçantë, sepse ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe personelit arsimor në këto rrethana të vështira pandemike”, ka thënë nënkryetarja Lahu.
Shpërndarja e pakove do të bëhet sipas numrit të nxënësve.
UNICEF-i edhe më parë ka ndihmuar shkollat e komunës së Podujevës me mjete të ndryshme, që ndihmojnë në zhvillimin e procesit mësimor.
(Q.R / Epoka e re)