UNICEF-i hap Qendrën e Inovacionit për të rinjtë në Gjakovë
19 nëntor 2019
| 17:54
Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Komuna e Gjakovës kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për “Nismën e Komunës Mike ndaj Fëmijëve” që ka për synim të krijojë një komunë që është e përkushtuar ndaj realizimit të të drejtave të fëmijëve dhe është një thirrje për veprim dhe përkushtim për të përfshirë problemet e Fëmijëve në agjendën komunale të politikave qeverisëse.
“Nisma e Komunës Mike Ndaj Fëmijëve” është një thirrje për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie ndaj Fëmijëve dhe promovon vizionin se fëmijët në komunën tonë do të jenë të lumtur përderisa luajnë, mësojnë dhe rriten në një komunitet të sigurt, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.