UNICEF-i ka nisur fushatën “S’ka ma lehtë”

14 shtator 2020 | 16:58

Përderisa pandemia me Covid-19 po vazhdon, zyra e UNICEF-it në Kosovë së bashku me partnerët po bën të gjitha përpjekjet për mbështetjen e institucioneve të Kosovës në vetëdijesimin e popullatës si dhe parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Në kuadër të bashkëpunimit me ambasadën e Japonisë në Kosovë, dhe iniciativës për fuqizimin dhe përfshirjen e të rinjve në zgjidhjet për komunitetin, të hënën, është lansuar fushata “S’ka ma lehtë”, fushatë kjo e dizajnuar nga të rinjtë për vetëdijesimin e popullatës mbi rëndësinë e respektimit të masave mbrojtëse nga Covid-19.

Fushata vetëdijësuese do të implementohet në 15 komuna të Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë, Graçanicë, Prizren, Dragash, Lipjan, Gjilan, Gjakovë, Zubin Potok, Shtime dhe Kaçanik, raporton “Epoka e re”.

Derisa do të realizohet nga vullnetarët e rinj të këtyre komunave.

Të gjitha aktivitetet do të realizohen duke respektuar në tërësi masat mbrojtëse të parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë.

Ndërsa në fokus do të jenë aktivitetet për mbarëvajtjen e rendit dhe masave mbrojtëse në shkollat publike në komunat ku do të implementohet fushata dhe në sheshet kryesore, si dhe shpërndarja e sa më shumë mesazheve vetëdijësuese për mbrojtjen nga Covid-19.

Kjo fushatë udhëhiqet nga UNICEF Innovations Lab Kosova dhe realizohet në bashkëpunim me organizatën partnere PEN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës thotë se pavarësisht tërheqjes së kompanisë amerikane…