
UNICEF-i në Kosovë: Shumë fëmijë romë, ashkali e egjiptianë nuk i marrin vaksinat
07 prill 2025
| 15:18
Shefja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, ka deklaruar të hënën se fëmijët janë kapitali më i madh njerëzor i Kosovës. Megjithatë, vetëm një në tre fëmijë ushqehen me gji në mënyrë të plotë.
Ajo në Ditën Botërore të Shëndetësisë, gjatë një aktiviteti të Komunës së Prishtinës, ka thënë se në Kosovë mbetet shumë për t’u bërë rreth nënave dhe foshnjave të porsalindura.
Sipas Vashchenko, programi për vizita në shtëpi duhet të zgjerohet.
“Ende mbetet shumë për t’u bërë. Fëmijët janë kapitali më i madh njerëzor i Kosovës. Megjithatë, vetëm një në tre fëmijë ushqehen me gji në mënyrë të plotë. Shumë fëmijë ende nuk marrin vaksinat, përfshirë edhe fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë”, ka thënë thënë ajo, raporton “Kosovapress”.