Unifikimi i misioneve diplomatike Kosovë-Shqipëri, reagon Daçiqi

08 korrik 2019 | 17:11

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të hënën se në rastin e marrëveshjes mbi bashkëpunimin në politikën e jashtme të Prishtinës dhe Tiranës, mund të flitet për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” .

Kryediplomati serb ka pyetur se çka do të ndodhte nëse Serbia do të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me Republikën Serbe.

Daçiqi këto komente i ka bërë nga Sarajeva ku po merr pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, nga ku ka shtuar se Serbia dhe Republika Serbe mund të veprojnë si Prishtina dhe Tirana kur bëhet fjalë për politikën e jashtme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë…