
Union Berlini në Bundesligë, rrëzon Stuttgartin një kategori më poshtë
27 maj 2019
| 23:21
Union Berlini është emri më i ri në Bundesliga, pasi e ka eliminua Stuttgartin në ndeshjen play-off.
Skuadra nga kryeqyteti mori një barazim 2-2 në ndeshjen e parë si mysafire ndaj Stuttgartit, ndërsa sot në mbrëmje barazuan pa gola, duke ia dhënë mundësinë berlinasve të kalojë në elitë.
Kjo do të jetë hera e parë që Union Berlin do të jetë në elitë.
Stuttgarti për disa sezone ka qenë duke vuajtur dhe sillej në zonën e fundit.