Union Berlini pas pesë vitesh e shkarkon trajnerin
15 nëntor 2023
| 12:56
Union Berlini ishte një nga surprizat më të bukura sezonin e kaluar në Evropë, duke arritur të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.
Gjithsesi duket se kjo arritje nuk i bëri më mirë skuadrës gjermane, që tashmë ndodhet në vendin e fundit në Bundesligë me vetëm 6 pikë të grumbulluara. Për këtë arsye, Union Berlin ka marrë vendimin drastik për trajnerin zviceran, Urs Fisher, duke e shkarkuar nga detyra pas pesë vitesh.
Ai arriti të ngjiste për herë të parë në elitë skuadrën dhe bëri të mundur çdo arritje tjetër, nga kualifikimi në kompeticionet evropiane, deri te Liga e Kampionëve.
Gjithsesi rezultatet e fundit nuk kanë qenë në favor të tij, me klubin që e pa si mundësi të vetme shkarkimin e Fisher.