Unioni i Bizneseve bëhet me degë organizative edhe në Shtutgart
Të premtën në Fellbach/Stuttgart, u themelua Dega e Unionit të Bizneseve për Republikën Baden Württemberg.
Prezente në takim ishte kryetari me pjesën dërmuese të Kryesisë së Unionit të Bizneseve shqiptare – gjermane në Gjermani.
Kryetari i UB, Nazmi Viqa duke i përshëndetur të pranishmit, dhe falenderuar për pjesëmarrjen, paraqiti disa pika te strategjisë së re të UB, ku theks i veçant do t‘i jepet shtrirjes se saj në tërë territorin e Gjermanisë, duke ju afruar secilit anëtar. Derisa identifikimi dhe kyçja e afaristeve Femra, do të jetë prioritet i zhvilimit të UB.
Në takim të pranishëm ishte edhe Konsulja e përgjithshme e Republikës së Kosoves, zonj. Lumturie Lipoveci, me Konsujt Besnik Miftaraj dhe Gramoz Berisha. Zonja Lipoveci shprehi knaqësinë që takon biznese shqiptare, anëtare të UB me fuqi të theksuar këtu në Gjermani dhe me potencial investiv ne Vendlindje, disa nga të cilët tanimë vetëm se janë prezent në Kosovë me investimet e tyre. Ofroi bashkëpunim institucional për të gjitha Bizneset që deshirojnë të investojnë në Kosovë.
Nenkryetari, z. Gani Nuha, kërkoi nga bizneset shqiptare në Gjermani t‘i bashkojnë forcat për projekte të përbashkëta në Gjermani dhe Vendlindje.
Edhe Nenkryetari, z. Zenun Krasniqi, dhe anëtarët tjerë të Kryesisë, Vllaznim Kelmendi e Nexhmedin Veliqi, me diskutimet dhe prezencën e tyre u angazhuan për rritjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm te UB.
Pas prezentimit të objektivave, formës së re organizative dhe sfidave e prinzipeve te UB nga drejtori ekzekutiv, z. Fadil Abdullahu, u bë edhe prezentimi i Kryesisë së re të UB për Baden Württemberg.
Kryesia e re e emëruar, përbehët nga:
– z. Besim Preniqi, kryetar
– znj. Njomza Sheqiri, nënkryetare
– z. Afrim Osmanaj, nënkryetar
Kryesia e re e emëruar, duke e falenderuar Kryetarin dhe Kryesinë për besimin e dhënë, u zotua se me stafin operativ do të punoj ngusht që të jetë zëri reprezentues i secilit biznes të kësaj ane.
Ishte për tu përshëndetur numri i madh i afaristave pjesëmarrës në takim dhe interesimi i tyre për të qenë pjesë aktive e diskutimeve që kanë të bejnë me strategjine e Unionit të Bizneseve.
Një numër i konsoderueshëm pjesëmarrsish, konfirmuan edhe antarësimin në UB.
Erfolg verbindet!
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani.