Unioni i Bizneseve në Saarland takohet me afaristët shqiptar në Saarbrücken
Unioni i Bizneseve në Saarland nën organizimin e z. Irfan Tërnava, koorinator për këtë land, mbajti një takim me disa afarist shqiptar të kësaj ane.
Të pranishmit u njoftuan nga drejtori ekzekutiv i UB mbi strategjinë e re dhe objektivat e saja për përfshirjen sa më të gjerë të bizneseve shqiptare në tërë territorin e RF të Gjermanisë.
Bizneset shpalosen sukseset e tyre të punës në vendet ku veprojnë dhe interesimin e tyre të kenë çasje në projekte investive, individuale apo të përbashkëta, në Vendlindje.
Ishte për t’u përshëndetur interesimi i bizneseve te reja për t’u bërë anëtar të UB, e cila çdo ditë po krijon ura lidhjeje dhe bashkëpunimi në mes të bizneseve, shoqatave dhe institucioneve relevante në Diasporë e Vendlindje.
Me qëllim të përfshirjes ma të gjerë dhe ma të lehtë organizative, Unioni i Bizneseve ka filluar riorganizimin e saj të brendëshëm duke i themeluar Degët e saja. Kështu që më datën 4 Nëntor, nga ora 18:30, në Konsulatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt do të organizohet themelimi i Degës së Frankfurt-it, e cila formë organizative e brendëshme e UB do të përfshijë landet: Hessen, Rheinland-Pfalz, Saarland, dhe qytetin Aschaffenburg të Bayernit.
Derisa një javë pas, themelimin e Degës organizative në Baden Württemberg.
Unioni i Bizneseve në njërën anë do të jetë shumë afër bizneseve kudo që ndodhen ato, duke i takuar dhe njohur, dhe në anën tjetër do t’i përkrah, promovoj dhe përfaqësoj dinjitetshëm.
Erfolg verbindet!
Saarbrücken, 28.10.2022