Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani, zgjedh anëtare të kryesisë, Shkëndije Berisha Pacollin
Kryesia e Unionit të Bizneseve (UB) me daten 16.12.2022, në objektet e Kompanisë anëtare Premium të UB, Krasniqi GmbH ne Kehl, mbajti mbledhjen e saj në formë të zgjeruar, ku pjesëmarrës ishin edhe Kryesitë e Degëve të sapozgjedhura nga Frankfurti e Stuttgarti.
Krahas pikave të aktiviteteve te UB, në këtë takim, u plotësua edhe pozita vakante në kryesi, ku zonj. Shkëndije Berisha Pacolli, me profesion psikologe, ne bazë të Statutit të shoqatës (sipas nenit 6 të Statutit, pikës 3, nënpikës a) me votim unaninm të kryesisë u emërua anëtare e Kryesisë së UB.
UB po punon shumë që konform objektivave të saja, t’i krijoj hapsirë edhe gruas shqiptare në Gjermani. Zonj. Shkëndije Berisha Pacolli, bashkëshorte, nënë e dy vajzave, dhe afariste e sukseshme, krahas përfaqësimit të Bizneseve nga fusha dhe regjioni që vjen, do të jetë zë i fuqishëm edhe i të gjitha grave dhe vajzave profesioniste e afariste në Gjermani e Vendlindje.
Kryetari i UB, z. Nazmi Viqa dhe e tërë Kryesia e UB zonj. Berisha Pacolli i dëshiruan mirëseardhje duke u zotuar se do ta përkrahin në rrugëtimin me synimet dhe strategjinë e përbashkët të Unionit.
Detyra e Drejtorit të financave edhe gjatë këtij mandati ju besua anëtarit të Kryesisë, Vllaznim Kelmendi. Z. Kelmendi u zotua se së bashku me të zgjedhurit për çeshtje financiare nga Kuvendi i fundit i UB-së do të vazhdoj të kujdeset që të siguroj transparencë dhe përdorim të drejtë të të gjitha financave brenda UB.
Thenelimi i degëve në Berlin, München, Hamburg dhe Düsseldorf u vendos që të vazhdoj në pjesën e parë të vitit 2023.
Erfolg verbindet!
Unioni i Bizneseve shqiptare-gjermane në Gjermani.