Unioni i Bizneseve Shqiptare – Gjermane përshëndet krijimin e qeverisë së re

06 shkurt 2020 | 21:50

Unioni i Bizneseve nga Gjermania falenderon poashtu qeveritë e kaluara të Kosovës, së fundi qeverinë e Kryeministrit z. Haradinaj, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në projektet dhe organizimet e Unionit.

Mbetëmi më shpresë dhe pritje që qeveria e re në vazhdimësi do ta mbështet Unionin në rrugën e implementimit të projekteve të startuara në kuadër të platformës së bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta të anëtarve të Unionit në Kosovë.

UB i dëshiron punë të mbarë dhe suksese qeverisë së re në rrugën e ndërtimit dhe përmirësimit  të mirëqenjës ekonomike dhe sociale të çdo qytetari në Kosovë. Kjo do të arrihej me ngritjen e niveleve profesionale humane dhe ekonomike, atraktivitetit investuës nga jashtë dhe krijimin e një klime stabile dhe të besuëshme për afaristët dhe gjithë qytetarët e Kosovës.

Punë e mbarë dhe suksese!

Me Respekt Nazmi Viqa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk është…