Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, forca më e madhe ekonomike e Diasporës shqiptare
Të paktë janë ata njerëz të cilët deri më tani nuk kan dëgjuar për Unionin e bizneseve shqiptaro-gjermane.
Kjo shoqatë e afaristeve shqiptarë në Gjermani, e cila përveq aktiviteteve të suksesshme në Gjermani për tri vite rrjesht subvensionoi 280 studentë nga Kosova me bursa vjetore, punësoi qindra student gjatë sezonit veror në Gjermani, ndihmoi disa biznese të vogla në Krushë, mbështeti financiarisht qendrën e përkujdesit ditor të fëmijëve me nevoja të veqanta “PEMA“, jetësoi për të rinjët nga Kosova projektin për aftësim profesional 3 vjeqarë në Gjermani, nga tani numëron më shumë se 400 firma anëtare nga të cilat 65 janë anëtar Premium.
Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, mbrëmjen e 2 shkurtit nën organizimin e koordinatorëve për Landin Nordreinwestfalen, Haki Qamili e Xhevdet Hajdari të mbështetur nga nënkryetari, Gani Nuha dhe antari i kryesisë Bekim Bytyqi, organizuan në Düsseldorf një takim promovues/informativ me bizneset shqiptare të atij regjioni.
Gani Nuha dhe Xhevdet Hajdari i njoftuan të pranishmit për punën, planin e veprimit, të arriturat e gjertanishme dhe planet per të ardhmen që ka Unioni shqiptaro-gjerman.
Ky takim i karakterit informativ u shoqërua krejt në fund edhe me program muzikor nën tingujt e këngës së rapsodit të njohur kosovar, Shaqir Cërrvadiku dhe u mbyll me një epilog të suksesshëm me antarësimin e 43 firmave shqiptare në Unionin e bizneseve.
Të bashkuar mund të jemi edhe më të suksesshmëm, ishte porosia e përbashkët nga takimi i Unioni në Düsseldorf!