Unioni i Bizneseve shqiptaro-gjermane më 22 qershor mban takim në BONN/Köningswinter
13 qershor 2019
| 22:18
Iniciatorët dhe bartësit e takimit të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane në emër të kryetarit, Nazmi Viqa dhe kryesisë së Unionit, ftojnë të gjithë afaristët nga rrethina e BONN-it dhe SIEGBURG-ut, por edhe më gjerë që të marrin pjesë në takimin informativ të Unionit të Bizneseve. Organizatorët do t’i njoftojnë të pranishmit me këto pika:
- ÇFARË ËSHTË DHE SI FUNKSIONON UB
- CILAT JANË TË ARRITURAT E DERITASHMË TË UB
- CILAT JANË OBJEKTIVAT E UB
- SI MUND TË BËHENI ANËTARË TË UB
Si dhe të ndryshme.
Takimi do të mbahet me datën 22 qershor 2019 me fillim nga ora 19:00, në Hauptstr. 379 , 53639 Königswinter.
JENI TË GJITHË TË MIRËSEARDHUR!
Iniciatorët dhe bartësit e takimit: Mentor Shehu, Fatbardh Blenishti (anëtarët premium) dhe Haki Qamili (koordinator). Konfirmimin për pjesmarrje dhe
Informatat në këto adresa kontakti: [email protected]; 0224126109 91
015224756280