Unioni i Bizneseve takoi kryetarin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare
Kryetari i Unionit të Bizneseve, Nazmi Viqa, së bashku me anëtaret e Kryesisë Vllaznim Kelmendi dhe Bekim Borovci, si dhe zyrtaren e zyrës së UB në Prishtinë, Yllresa Shala, takuan z. Besnik Beqiri, Kryetar i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), njeherit pronar i Kompanisë Cerasan.
Kryetaret e dy asociacioneve të respektuara shkëmbyen informacione mbi zhvillimet dhe projektet aktuale të të dyja shoqatave dhe u zotuan për një bashkëpunim të ndërsjellët
UB do të vazhdojë të jetë adresë e saktë dhe e respektuar e OEGJK në Gjermani, që të shërbejë si urë e lidhjes së bizneseve nga Kosova me tregun Gjerman.
Bashkëpunimi mes kompanive, institucioneve dhe shoqatave për të dyja shoqatat ka një qëllim të përbashkët, angazhimin për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjen e investimeve në Kosovë.
Unioni i Bizneseve përmes anëtareve të saj ne Gjermani, do të angazhohet që të krijojë mundësi të qasjes së kompanive nga Kosova në tregun gjerman.
Suksesi krijon lidhjen!