Unioni i Studentëve Shqiptarë kundër vendimit të KShC-së për mosakreditimin e tri universiteteve publike
Unioni i Studentëve Shqiptarë (USSH) ka dalë kundër vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për tërheqjen e akreditimit për vitin 2019/20 për tri universitetet publike.
“Pas vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për tërheqje e akreditimit për vitin akademik 2019/2020, Unioni i Studentëve Shqiptarë në Pejë deklaron se ky vendim është jo i favorshëm. Do të takojmë menaxhmentin e universiteteve publike për të kërkuar informata shtesë mbi procesin e akreditimit. Nuk do të lejojmë të keqpërdoret e të luhet me djersën e studentëve. Nëse konkludojmë se ka pasur parregullsi në këtë vendim, në afat të shkurtër kohor do të mobilizohemi për protesta studentore. Unioni i Studentëve Shqiptarë është i thirrur për t’i udhëhequr studentët drejtë duke mos lejuar cenimin e të drejtave”, është thënë në reagimin e USSH-së.
/Epoka e re/