Unioni paralajmëron se do të përgjigjet nëse Trump vendos tarifa

02 shkurt 2025 | 16:18

Pas Kanadasë dhe Meksikës, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Donald Trump, se do të përgjigjet në rast se ai vendos tarifa ndaj bllokut.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian tha se unioni do t’i qëndrojë besnik parimeve të veta dhe nëse është e nevojshme, është në gatishmëri të mbrojë interesat legjitime.

Zëdhënësi përsëriti deklaratat e Ursula von der Leyen, duke theksuar nënvizuar ”vendosmërinë e Evropës përballë masave të mundshme të Donald Trump”.

Administrata e re amerikane ka përdorur një gjuhë të ashpër ekonomike dhe ka vendosur tashmë tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën dhe 10% për mallrat e Kinës.

Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas deklaroi se unioni është një fuqi ekonomike dhe nuk duhet ta nënvlerësojnë potencialin që ka si në rastin kur është përballë kundërshtarëve, ashtu edhe kur ka të bëjë me partnerë dhe aleatë.

Donald Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit Evropian, pasi sipas tij, blloku i ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga LSDM kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.…