
United Basketboll në Superligë
22 prill 2025
| 13:42
United Basketboll pasi triumfoi ndaj Vëllaznimit në dy finalet e zhvilluar, u shpall kampione e Ligës së Parë Femrat dhe tashmë është zyrtarisht në Superligën Femrat për edicionin e ardhshëm.
Me dy fitore të fuqishme kundër rivalit të fortë, Vëllaznimi, United arriti të shpallet kampione. Finalet ishin përplot adrenalinë, emocione e spektakël, një pasqyrë perfekte e pasionit që këto vajza kanë për lojën.
Medaljet dhe trofeu i Kupës u ndan nga anëtari i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Ideal Bakija, i cili ishte i pranishëm për ta nderuar këtë moment të veçantë. Tia Tuhina nga United u shpall MVP pas një performance të shkëlqyeshme që tregoi në parket. Çmimin për më të mirën e ndeshjes e ndau po ashtu Ideal Bakija.