
United demolon Leeds-in, fiton 5-1
Manchester United nuk ka mundur të nisë më mirë edicionin e ri 2021-22 se me një festival golash, duke i shënuar plot 5 të tillë ndaj Leeds
Epërsinë e parë e zhbllokuan ekipi vendas, ku realizoi Bruno Fernandes në minutën e 30-të, dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
‘Spektakli’ filloi në pjesën e dytë, ku u shënuan plot pesë gola të tjerë, katër të realizuar nga United, dhe një nga Leeds.
Fillimisht mbrojtësi i krahut të Leeds, Ayling barazoi shifrat në 1-1, duke realizuar një gol të bukur në minutën e 48-të. Sidoqoftë, kjo doli të ishtë fatale për fatin e skuadrës së Bielsas.
Pas golit të Ayling, United u hodh e tëra në sulm, duke sulmuar pa rreshtur.
Masson Greenwood shënoi golin e dytë për djajtë në minutën e 52-të, gjersa dy minuta më vonë Bruno Fernandes shënoi të tretin duke i dhënë epërsinë 3-1.
Fernandes nuk u ndal pasi në minutën e 60-të ai shënoi golin e tretë të tij, dhe të katërt për skuadrën, duke e kompletuar hat-trickun, gjersa për golin e fundit u përkujdes mesfushori Fred i cili realizoi golin final të ndeshjes në minutën e 68-të.