United dhe Arsenal në garë për Tolisso
Një betejë e fortë ka nisur midis Manchester United dhe Arsenalit për të firmosur me mesfushorin e Bayern Munchen, Korentin Toliso. Të dyja klubet angleze e shikojnë si një mundësi mjaft të mirë blerjen e 26-vjeçarit francez, i cili u bë pjesë e ekipit bavarez në vitin 2017.
Si “Djajtë e kuq”, ashtu edhe “Topçinjtë” nuk duan që të humbin mundësinë që të bëjnë një blerje të goditur prej vetëm 10 milionë eurosh. Gjigantët gjermanë paguan 45 milionë euro për kartonin e lojtarit përpara 4 vitesh kur e morën nga Lioni.
Toliso ishte pjesë e përfaqësueses franceze në kampionatin evropian. Ai ka edhe një vit në kontratë, ndërkohë që drejtuesit bavarezë janë gati ta shesin atë për një shifër shumë më të ulët, që të mund të përfitojnë diçka financiarisht e po ashtu të heqin shpenzimin e pagesës së tij vjetore.
Trajneri i ri i Bajernit Julien Nagelsmann kërkon që të sjellë në ekip mesfushorin Marcel Sabitzer nga ish klubi i tij RB Leipzig dhe duhet që të shesë në mënyrë që të mund të realizojë transferimin. Toliso është kandidati i parë për t’u larguar.