United eliminon Barcelonën nga Liga e Evropës

23 shkurt 2023 | 23:02

Manchester United ka arritur një përmbysje spektakolare ndaj Barcelonës në shifrat 2-1, duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8-ve të Europa League. Skuadra e Ten Hag vijoi formën fantastike që ka treguar në javët e fundi dhe në Premier League.

Barcelona kaloi e para në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Lewandowski, por në pjesën e dytë Djajtë e Kuq do të përmbysnin gjithçka. Fillimisht Fred shënoi një gol me të djathtën në hyrje të zonës, ndërkohë që Antony në një mënyrë t ngjashme realizoi me të majtën duke mposhtur Ter Stegen.

Xavi pas eliminimit nga Championsi, largohet shumë shpejt dhe nga Europa League.

MANCHESTER UNITED-BARCELONA 2-1 (4-3)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Vranjës ka dënuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar…