United merr një lajm të keq, Diallo mund ta humbas pjesën e mbetur të sezonit

16 shkurt 2025 | 11:41

Manchester United e ka marrë një lajm aspak të mirë.

Kjo për shkak të lëndimit të anësorit, Amad Diallo.

22-vjeçari mund ta humbas pjesën e mbetur të sezonit, pasi u lëndua në kyçin e këmbës.

Këtë sezon, ai ishte njër nga futbollistët më të dalluar të “Djajve të kuq” dhe kjo sigurisht që do të jetë një goditje e madhe për skuadrën.

Kjo për faktin se ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim, nuk po kalon edhe periudhë aq të mirë me rezultatet.

Amad Diallo, këtë edicion është paraqitur 36 herë për Manchester Unitedin.

Diallo ka shënuar nëntë gola, dhe po ashtu bëri edhe shtatë asistime.

Kështu janë shifrat e tij nga të gjitha garat./ Klankosova.tv

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme…