United “ngec” edhe ndaj Leicester, Championsi gjithnjë e më larg

02 prill 2022 | 21:58

Manchester United nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Leicester në duelin e javës së 31-të në Premier League.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola edhe pse rastet ishin të shumta nga të dyja anët, por as “Djajtë e kuq” dhe as “Dhelprat” nuk ia dolën që të realizonin.

Goli i parë i këtij takimi erdhi në minutën e 63-të me Iheanachon, i cili i dha avantazhin Leicesterit, por gëzimi i tyre zgjati 3 minuta, pasi Fred do të barazonte menjëherë shifrat.

10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicesterin, por që do të anulohej me VAR pas një faulli ndaj Varane.

Manchester United mban vendin e gjashtë me 51 pikë, ndërkohë që Leicester gjendet në vend të nëntë me 37 pikë të grumbulluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Ben Blushi Ka shumë qytete te rrenuara, të zbrazura,…