Unitedi, 105 milionë euro për Koulibalyn
12 prill 2019
| 11:01
Mbrojtja mbetet “thembra e Akilit” për Manchester Unitedin edhe pas uljes së Ole Solskjaer në stol, ndaj drejtuesit e “Djajve të kuq” janë gati ta “hapin thesin” në merkaton e verës.
Në krye të listës së preferencave mbetet mbrojtësi senegalez i Napolit, Khalidou Koulibaly, i cili ndiqet edhe nga klube të tjera si City, Chelsea e PSG.
Megjithatë, drejtuesit e Manchesterit duket se kanë vendosur ta bindin presidentin e Napolit, duke i ofruar një shifër prej 105 milionë eurosh për kartonin e Koulibaly.