Unitedi, 135 milionë euro për Dybalan
07 mars 2019
| 11:03
Në rast se largohet Romelo Lukaku nga “Old Trafford”, Manchester United duket se e ka identifikuar tashmë zëvendësuesin e tij për sezonin e ardhshëm.
Sipas “The Sun”, klubi do ta zgjedhë Paulo Dybalën për të cilin ka gati një ofertë prej 135 milionë eurosh dhe Juventusi është i gatshëm ta lerë të lirë argjentinasin të largohet.
Ndërkohë Dybala po kalon një moment të vështirë te bardhezinjtë teksa këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në Serinë A duke qenë tërësisht nën hijen e Cirtiano Ronaldos.